75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / LB

Krasniqi takon Lajçakun në Bruksel: Statuti i Asociacionit vetëm në pajtim me Kushtetutën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar sot edhe të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Krasniqi ka thënë së zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe procesi dialogut, përfshirë draft-statuti i propozuar i Asociacionit, ishin tema të diskutimit.

“Edhe një herë, Emisarit Lajçak i ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së: statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund, lideri i PDK-së ka njoftuar se ka kërkuar nga Emisari Lajçak që të ndikojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës!