75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / L K

Lëndimi i Camavingas që e ka futur Realin në ethe

Këmbanat e alarmit bien në Real Madrid. Shërbimet Mjekësore të Kombëtares së Francës kanë kryer një ekzaminim të dytë në gjurin e Eduardo Camavinga dhe kanë vendosur që ai të largohet nga përqendrimi.

Sot ai do të bëjë një MRI në Valdebebas për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Gjithçka ndodhi në stërvitjet te Franca ku në një duel Dembele e goditi padashje Camavingan.

Shqetësimi te Real Madridi është maksimal ngase bëhet fjalë për lëndim në gju dhe në rast të konfirmimit lojtari mund të jetë disa muaj jashtë fushave./Indeksonline/