75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / S Z

Fëmijët e lindur parakohe vizitojnë Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Fëmijë të lindur premature të cilët tanimë janë rritur, kanë vizituar Klinikën e Neonatologjisë dhe stafin mjekësor të cilët u përkujdesën për ta.

Kanë lindur parakohe dhe për shëndetin e tyre është dashur kujdes i madh nga stafi mjekësor.

Ata kanë vizituar Klinikën e Neonatologjisë ku stafi mjekësor, mjekë dhe infermierë bën gjithçka që këta fëmijë të rikthehen aty ku kanë lindur.

“Klinika e Neonatologjise bashke me Shoqaten e Neonatologeve te Kosoves prit ne nje takim emocionues disa nga femijet e lindur parakohe  bashke me prinderit me rastin e shenimit te dites se Prematurit dhe muajit te ndergjegjesimit per kujdesin e foshnjeve te lindura para kohe”, ka shkruar Burbuqe Skenderi, neonatologe dhe kryetare e Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës.

Në këtë ngjarje të veçantë kanë marr pjesë edhe dy ish-drejtorët e klinikës, Dr. Xhevdet Gojnovci dhe Mynevere Latifi – Hoxha.