Konfirmohet lëndimi i Camavingas, Deschamp e zëvendëson me futbollistin e Nice

Franca e ka konfirmuar lëndimin e Eduardo Camavingas.
Mesfushori i Real Madridit është lënduar gjatë ditës së mërkure në stërvitjet e kombëtares franceze, shkruan IndeksOnline.
Ai pësoi një ndrydhje në gjurin e djathtë për shkak të një goditjeje që mori dje gjatë stërvitjes.
Federata e Futbollit të Francës ka njoftuar se Camavinga ka lënë grumbiullimin me kombëtaren dhe është rikthyer te klubi i Real Madridit, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps vendosi të thërriste Khéphren Thuram si zëvendësues të Camavingas.
Mesfushori i Nices do të rikthehet në grup në Nice të premten, në prag të ndeshjes kundër Gjibraltarit në Allianz Riviera./IndeksOnline/