75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Kuc e Camaj i japin shpresë Malit të Zi për kualifikim në EURO 2024

Mali i Zi mban gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja malazeze sonte ka shënuar fitore ndaj Lituanisë, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë për skuadrën e Miodrag Radulovic, e ka shënuar kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc, në minutën e 3-të.

Golin e sigurisë e shënoi Stefan Jovetic në minutën e 48-të, pas asistimit të Driton Camaj.

Me këtë fitore Mali i Zi renditet në vendin e tretë të Grupit G, më 11 pikë, dy më pak se Serbia, ndërsa Hungaria ka siguruar kualifikimin pasi renditet e para me 15 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Mali i Zi luan në udhëtim ndaj Hungarisë, derisa Serbia është nikoqire e Bulgarisë./IndeksOnline/