Ishin duke punuar, hajnat hyn në punishte dhe vjedhin shtyllat e metalit

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë vjedhur shtyllat e metalit në një pushishte në Mitrovicën veriore.
Sipas ankuesit vjedhja ka ndodhur derisa ishin duke zhvilluar disa punime ndërtimi.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa kanë qenë duke i zhvilluar disa punime ndërtimi, nga person-a të panjohur u janë vjedhur disa shtylla të metalit. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë, shkruan IndeksOnline.