75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

Supertalenti i Realit debuton me Brazilin, e kalon fenomenin Ronaldo

Supertalenti i blerë nga Real Madrid, Endrick ka debutuar me Brazilin më vetëm 17 vjeç e 118 ditë. Endrick u bë futbollisti i katërt më i ri që debutoi me kombëtaren braziliane, duke e kaluar edhe fenomenin Ronaldo.

Ronaldo Luís Nazário de Lima, i cili luajti për FC Barcelona dhe Real Madrid në Spanjë, bëri debutimin e tij për Brazilin në moshën 17 vjeç, 6 muaj e 2 ditë.

“Gjërat kanë ndodhur shumë shpejt në jetën time dhe kjo është një tjetër ëndërr e realizuar. Mund të falënderoj vetëm familjen time, agjentët e mi dhe Palmeiras, të cilët kanë besuar gjithmonë tek unë”, tha sulmuesi.

Futbollisti më i ri që debutoi për Brazilin ishte Pelé (Edson Arantes do Nascimento), i cili e bëri këtë në moshën 16 vjeç e 257 ditë më 7 korrik 1957./Indeksonline/