75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Polonia dhe Çekia ndahen në paqe, bëhet llug lufta për vendin e dytë në grupin e Shqipërisë

Polonia dhe Çekia janë ndarë në paqe, me polakët që kanë humbur shpresat për EURO 2024, ndërsa çekët do të luftojnë me Moldavin për biletën që dërgon në Gjermani.

Pas 90 minutave lojë në stadiumin ”PGE Narodowy” në Warsaw, rezultati ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Jakub Piotrowski i dha epërsinë Polonisë në minutën e 38-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Çekia nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultain me golin e Tomas Soucek në minutën e 49-të.

Ky rezultat ka bërë llugë tabelen e Grupit E, aty ku Shqipëria ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Evropian, por që mbetet ende e hapur lufta për vendin e dytë.

Çekia aktualisht është në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Polonia dhe dy më shumë se Moldavia.

Ndeshja vendimtare e cila vendos se kush do të marr biletën për Berlin, zhvillohet të hënën mes Çekisë dhe Moldavisë./IndeksOnline/