75 Mall Live Search
08:40 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Prishtinë: Arrestohet një person pasi sulmoi policin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë pasi sulmoi një zyrtar policor.

Sipas policisë i dyshuari ka drejtuar veturën në gjendje të dehur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti  është shoqëruar në stacion të policisë pasi që ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, i njëjti në stacion sulmon fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.