75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / LB

Maqedonci takohet me homologun e tij kanadaez, bisedojnë për sigurinë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar  Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, z. Bill Blair.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

Në këtë takim, ai është shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu.