75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Deputetja Musliu – Shoshi në Prokurori, intervistohet pas kërcënimit nga qytetari nga Skenderaj

Deputetja nga Partisë Demokratike të Kosovës Arjana Musliu-Shoshi është intervistuar sot nga Prokuroria lidhur me kërcënimin që i ishte bërë nga një qytetar i Skenderajt.

Gazeta Insajderi ka  mësuar se Musliu Shoshi është ftuar nga organet kompetente për të dhënë deklarate lidhur me rastin e dytë të kërcënimit ndaj saj.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar deputetja Musliu-Shoshi duke treguar se sot ishte e ftuar nga organet e drejtësisë

Bahri Ajeti, nga Skenderaj është personi qe e ka kërcënuar dhe i njejti është arrestuar këtë muaj.