75 Mall Live Search
22:01 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Rama ndjek ndeshjen i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe i biri, Zaho ndodhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku po e ndjekin nga afër ndeshjen Shqipëri- Ishujt Faroe.

I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”  Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, e cila synon për të marrë një fitore dhe për të ruajtur vendin e parë në grup./tch/