75 Mall Live Search
10:08 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / S Z

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, rrahu gruan dhe vajzën e mitur

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë  19.11.2023 – 12:00. I dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën dhe vajzën e tij të mitur,  të cilave ju ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/