75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / S Z

Gutenberg Academy, vendi ideal për edukim të vazhdueshëm dhe trajnime profesionale për të gjitha moshat

Edukim i vazhdueshëm,  programe arsimore  profesionale e cilësore për të rinjtë, janë të gjitha këto që ofron Akademia Gutenberg,  e cila është  themeluar në tetor të vitit 2021 dhe është akredituar një vit më vonë dhe për kurset e gjuhës angleze dhe gjermane të niveli A1-C1.

Përveç misionit që  Akademia  Gutenberg ka për trajnime profesionale,  ajo gjithashtu shërben dhe si një urë bashkëpunimi midis shoqërisë, biznesit dhe institucioneve arsimore dhe trajnuese, me qëllim krijimin e mundësive dhe aftësive për të rinjtë,  që të luajnë një rol të merituar në zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërisë që mund të luajë vendi.

Vizioni i Akademisë  Gutenberg është që përmes programeve dhe trajnimeve, të mbështesë profesionistë të rinj, në zhvillimin dhe aftësimin profesional, përmirësimin dhe thellimin e njohurive dhe aftësive profesionale,  të cilat do t’i  plotësojnë nevojat aktuale të komunitetit dhe të tregut të punës,  në të tashmen dhe të ardhmen.

E për të gjithë ata që duan të mësojnë gjuhët e huaja, Gutenberg Academy, është vendi ideal. Në Gutenberg Academ gjuhët e huaja, do të mësohen pothuajse sikur të ishin në vendin përkatës.

Gutenberg Academy, ka mësimdhënës (si folës të gjuhës amtare), të cilët kanë një përvojë të gjatë pune dhe aftësi pedagogjike,  të cilët dijnë të shpjegojnë në mënyrë të thjeshtëzuar, të motivojnë dhe mbështesin pjesëmarrësit individualisht përmes ushtrimeve ndërvepruese dhe grupeve të vogla.

 E e gjithë kjo bëhet me qëllim, që gjuhët e huaja të mësohen  shpejtë, lehtë dhe saktë që nga fillimi.

E për të gjitha këto, e keni vetëm një adresë. Është  Akademia Gutenberg, e cila gjendët ne lagjen më të frekuentuar në Prishtinë, në të cilën mund te arrini lehtësisht dhe shumë shpejtë.

Adresa: Rruga “Prekazi” – Prishtinë

Tel: 044/414/141

Karakteristikat e mësimdhënëseve në Gutenberg Academy janë:

1. Aftësi në gjuhën që ligjëron: Një mësimdhënës i mirë i gjuhës duhet të ketë një nivel të lartë aftësie në gjuhën që do të ligjëron. Kjo përfshin gramatikën si dhe fjalorin.

2. Aftësitë e komunikimit: Aftësia për të komunikuar qartë dhe në mënyrë të kuptueshme është thelbësore. Një mësimdhënës i mirë mund të shpjegojë thjesht koncepte të vështira dhe i përgjigjet kërkesave/vështirësive/nevojave të nxënësve.

3. Durimi: Të mësuarit e një gjuhe të re mund të jetë zhgënjyese, kështu që durimi është një cilësi e rëndësishme. Një mësimdhënës i mirë është i gatshëm t'u japë nxënësve kohën që u nevojitet për të bërë përparim.

4. Motivimi dhe entuziazmi: Një mësimdhënës i pasionuar mund të transmetojë entuziazmin për gjuhën te nxënësit e tij. Ai duhet të jetë në gjendje të motivojë nxënësit dhe të nxisë interesin e tyre për gjuhën.

5. Përshtatshmëria: Çdo nxënës mëson në mënyrën e vet dhe me ritmin e vet. Një mësimdhënës i mirë i përshtat mësimet e tij me nevojat dhe sjelljen mësimore të nxënësve të tij.

6. Empatia: Një mësues i mirë kupton sfidat dhe vështirësitë që mund të kenë nxënësit kur mësojnë një gjuhë të re dhe tregon mirëkuptim dhe mbështetje.

7. Kreativiteti: Mësimet e gjuhës nuk duhet të jenë të mërzitshme. Një mësimdhënës i mirë përdor metoda dhe materiale krijuese për t'i bërë mësimet interesante dhe të larmishme.

8. Njohuri për aspektet kulturore: Kultura është shpesh e lidhur ngushtë me gjuhën. Një mësimdhënës i mirë i gjuhës gjithashtu jep njohuri kulturore dhe i sensibilizon nxënësit ndaj dallimeve kulturore.

9. Komentimi/Sygjerimi: Komentet konstruktive janë të rëndësishme për të i ndihmuar nxënësit të përmirësojnë aftësitë e tyre. Një mësues i mirë jep reagime të rregullta dhe i ndihmon nxënësit të korrigjojnë gabimet.

10. Edukimi i vazhdueshëm:  Gjuhët janë vazhdimisht në zhvillim, prandaj është e rëndësishme që një mësimdhënës të mirë te gjuhës të mbajë njohuritë dhe aftësitë e tyre të përditësuara përmes trajnimit dhe edukimit.

Ndryshe,  Johannes Gutenberg, emrin e të cilit mban Akademia Guteberg,  ka lindur rreth vitit 1400, mjeshtër dhe shpikës gjerman. Ai krijoi metodën moderne të shypjes të librave me shkronja të lëvizshme!

Me procesin e tij të ri të shtypjes, Gutenberg zëvendësoi metodat konvencionale të prodhimit të librave, me doreshkrim dhe shtypjen e paneleve të drurit. Falë shpikjes së tij, u bë i mundur prodhimi i sasive të mëdha të librave ne menyre më te shpejt dhe më te lirë. Shpikja e tij u përhap në të gjithë Evropën në një kohë shumë të shkurtër, duke shkaktuar një revolucion mediatik.

Shtypshkronja e Gutenberg jo vetëm që revolucionarizoi prodhimin e librave, por fjalë për fjalë ndryshoi botën në atë që idetë tani mund të ndaheshin në distanca të gjata me një audiencë më të gjerë se kurrë më parë, duke ndihmuar në përparimin e shkencës dhe teknologjisë, dhe gjithashtu duke ndihmuar ekonominë të rritet përmes krijimit të industrive të reja dhe blerjen e vazhdueshme të librave.

Ashu si Johannes Gutenberg, qe vuri themelin e përhapjes së shkrim – leximit pas shpikjes së tij, Gutenberg Academy dëshiron të ju ndihmojë dhe ofroj edukim cilësor dhe të vazhdueshëm të të gjitha grupmoshave.