Arrestohet gjakovari, dhunoi bashkëshorten më pas kërcënoi edhe vëllain e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe kishte kërcënuar vëllain e saj përmes telefonit.
Bashkëshortja e tij ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare -bashkëshortes së tij, ndërsa përmes telefonit e kishte kanosur me jetë viktimën mashkull kosovar-vëllain e bashkëshortes së tij. Viktima-bashkëshortja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa vëllai i saj ka refuzuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.