Krasniqi – Sazan Ibrahimit: Gjatë cilës qeveri të LDK-së kanë qenë komunat më të kënaqura me ndarjet buxhetore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar nga Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi që t’i tregoj se gjatë cilës qeverisje të LDK-së, kanë qenë komunat më të kënaqura me ndarjet buxhetore.
Ai ka thënë se buxheti i komunave sivjet ishte 100 milionë më shumë se në vitin 2021 kur ishte Qeveria Hoti dhe se vitin tjetër do të jetë gati 200 milionë më shumë se po ai vit. Ndërkohë që Granti i përgjithshëm për komunat, sipas tij është më i larti ndonjëherë.
“Meqë buxheti i komunave sivjet ishte 100 milionë më shumë se në vitin 2021 (Qeveria Hoti), e në vitin tjetër do të jetë gati 200 milionë më shumë se po ai vit, ndërkohë që Granti i përgjithshëm për komuna është më i larti ndonjëherë, atëherë po e ftoj Sazanin që të na tregoj se gjatë së cilës qeveri (të LDK-së), sipas tij kanë qenë komunat më të kënaqura me ndarjet buxhetore”, ka thënë Krasniqi. .