Tahiri: Skandalet e kësaj Qeverie janë të mëdha, do të kërkojmë komison hetimor për zjarrin në IML

Deputeti I PDK-së Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit, ka thënë se skandalët e Qerverisë Kurti nuk kanë të ndalur.
“Skandalet janë aq të mëdha, saqë vërtetë është problem me cilin me fillu. A me fol për Gani Jakupin se si vendi më i varfër në evropë i ofron një pagë aq të madhe një këshilltari. Apo për sulmet që po bëhen, sulmet dhe garbitjet me armë të gjata, me të cilat ballafaqohet policia e Kosovës pa mbështetjen e kësaj qeverie. Apo për Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili u dogj dhe ende se kemi një raport për të parë se ëka ka ndodh. Apo me fol për dështimin e regjistrimit të popullësisë për mos ta nxjerr numrin e saktë,sepse shifrat e migrimit janë të frikshme”, tha ai.
Ndërsa tha se Grupi Parlamentar i PDK-së, do të kërkojë themelimin e një komisioni hetimor për zjarrvënien në IML. Sipas tij prej ardhjes së VV-së në pushtet, ka pasur përpjekje të vazhueshme për të penguar punën e IML-së.
“ Prej ardhjes së LVV në pushtet kemi parë përpjekje të vazhdueshme për ta penguar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Para disa kohe u ballafquam me tendecë për zjarrvënie. U ballafaquam me humbjen e mostrave të rastit Dehari. Dhe hiq më larg se këtë javë, u ballafaquam me një dëm mjaftë të madh me një zjarrëvinie të dyshimtë, i cili përveç që krijoi dëme milionëshe, ende se kemi të qartë cilat janë dëmët që ka shkaktuar në punën përmbajtësore të këtij instituti. Çfarë raporte dhe ekspertizash janë djegur. A janë të vërteta që mbetjet mortore të trupit të Isa Boletinit janë djegur. A është e vërtetë që mustaqet e Adem Jasharit janë djegur. Cfarë eskpertiza për raste të dyshimta, janë zhdukur nga kjo djegëje”, tha ai.
“Si Grup Parlamentar do t’i propozojmë Kuvendit një komision hetimor, i cili do të hetoj dëmet që ka shkaktuar zjarri i fundit, në Institut të Mjekësisë Ligjore se çfarë raporte e eskperiza janë djegur. Ky komision hetimor do t’i hetojë dhe humbjen e mostrave të rastit Dehari. Javën që vjen do të propozojmë në senacë themelimin e këtij komisoni. Sepse besoj që janë dy çështje për të cilat duhet hetim parlamentarm krahas hetimit penal. Qytetarët e meritojnë të dijnë çka ka ndodh me mostra dhe cili është dëmi në mjekësië ligjore nga zjarrvënia e fundit”, tha ai.