Policia s’kursen shoferët në Kamenicë, gjobitë me para dhe ndalim drejtimi

Njësitë policore nga Stacioni Policor Kamenicë, gjatë kontrollit në trafik në dy raste në ndara, ka hasur në kundërvajtës në trafik, të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast, kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 99 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh.
Ndërsa në rastin e dytë kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 68 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftim.