75 Mall Live Search
15:46 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / LB

Të premten mbyllet rruga “Skënderbeu” në Bardhosh

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të mbyllë të premten rrugën “Skënderbeu” në Bardhosh.

Rruga do të mbyllet nga ora 6 deri në orën 18:00 për shkak të punimeve për shtruarjen e shtresës finale të asfaltit.

“Kërkojmë nga banorët të largojnë veturat e tyre nga rruga ‘Skënderbeu’ dhe të përdorin rrugët alternative, rrugët lidhëse”, thuhet në njoftim.