Fusha e rënduar në ”Fadil Vokrri”, Prishtina del me njoftim për ndeshjen ndaj Dritës

Skuadra e Prishtinës do të luaj përsëri jashtë stadiumit ”Fadil Vokrri”.
Ndeshja e javës së 15-të e Superligës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Dritës, do të zhvillohet në Kompleksin Nacional në Hajvali, shkruan IndeksOnline.
Fusha e rënduar e stadiumit ”Fadil Vokrri” është arsyeja kryesore që kjo ndeshje të zhvillohet në lokacion tjetër.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet të dielën më 26 nëntor nga ora 13./IndeksOnline/