75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / L K

Një person dyshohet se është vetvrarë mbrëmë në Pejë, ky është identiteti i tij

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Pejë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Driton Plava.

Vdekjen e personit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Një person është gjetur në katin e katërt të një objekti në Pejë në rrugën “Adem Jashari”. Viktima është gjetur tek rrethojat e shkallëve. Prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit në obduksion” thuhet në njoftimin e Policisë, dhënë për Indeksonline.