75 Mall Live Search
10:11 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

I mbuluar me borë, në këtë stadium pritet të luhet sot ndeshja e Superligës së Kosovës (FOTO)

Kosova është zbardhur nga bora mëngjesin e kësaj të shtune.

Reshje të borës ka pasur në shumicën e qyteteve të Kosovës, një ndër to edhe ai i Drenasit, shkruan IndeksOnline.

Në këtë qytet sot pritet të zhvillohet ndeshja e Superligës së Kosovës, mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, stadiumi ”Rexhep Rexhepi” në Drenas është i mbuluar nga bora./IndeksOnline/