75 Mall Live Search
17:39 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / C E

Bayer Leverkuseni s’ka të ndalur, triumfon pastër ndaj Werder Bremenit

Bayer Leverkuseni po vazhdon me formën e jashtëzakonshme, teksa sot regjistroi fitoren e tetë radhazi në Bundesliga dhe të 11-tën në total, duke vazhduar të jetë ende pa humbje.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi në udhëtim ndaj Werder Bremenit.

Ndeshja e zhvilluar në “Weserstadion” përfundoi me rezultatin 0:3.

Olivier Deman (9’ autogol), Jeremie Frimpong (43’) dhe Alex Grimaldo (76’) shënuan golat e fitores për Leverkusenin.

Granit Xhaka edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti për 89 minuta.

Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 34 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Bayern Munichi.

Werder Bremeni ndodhet në pozitën e 12-të me 11 pikë të grumbulluara.