Aksident zingjiror në rrugën Prishtinë-Ferizaj, reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin

Një aksident zingjiror ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë disa vetura.
Reshjet e intensifikuara të borës kanë bërë që disa shoferë të humbasin kontrollin e veturave të tyre.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet relevante të policisë.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Indeksonline ju sjell pamje: