Java e 10 e Superligës mbyllet sot me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e dhjetë të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën ”13 Qershori” në Suharekë, aty ku Golden Eagle Ylli do të luaj ndja Prishtinës.
Suharekasit kanë bilanc prej pesë fitoreve e katër humbjeve këtë sezkn, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren.
Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje deri tash në këtë sezon, kurse gjakovarët po kalojnë në një formë të mirë duke regjistruar pesë fitore radhazi, ndërsa kanë katër humbje në fillim të këtij sezoni.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/
