Shifër e “zezë” dhe historike, kaq kartonë të kuq ka marrë Sergio Ramos

Sergio Ramos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve, ndonëse jo gjithmonë në konotacion pozitiv.
Në ndeshjen ndaj Real Sociedad, të cilën Sevilla e humbi me rezultatin 2-1, por që e mbylli me 9 lojtarë, Ramos ka marrë karton të kuq së bashku me Jesus Navas.

Me ndëshkimin në sfidën ndaj Sociedad, Ramos ka shkuar në kuotën e 30 kartonëve të kuq të marra në ndeshjet zyrtare.