75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / k.v

Armët e prezantuara nga FSK-ja në kazermën “Adem Jashari” për “Ditën e Forcës”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar armatimin në kazermën “Adem Jashari”, në “Ditën e Forcës”.

Gjithashtu qindra qytetarë e fëmijë të shkollave fillore kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët mirëpriten në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës.