75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / S Z

Kurti për “Ditën e Forcës”: Me optimizëm ecim drejt së ardhmes, jemi të sigurt me ushtrinë tonë

Me rastin e “Ditës së Forcës”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”.  Ai ka thënë se FSK-ja, është forca e bashkimit dhe krenarisë.

“Sot vizituam pajisjet dhe armatimin e FSK-së që është forcë e bashkimit dhe krenarisë sonë. Pamë që  këtu sot kanë ardhur për vizitë të gjitha moshat dhe është një ditë e gëzimit, kur ne përkujtojmë ata që sakrifikuan. Por në të njëjtën kohë dhe me optimizëm ecim drejtë së ardhmës, kur e dijmë sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë”, tha ai.

Kurti po ashtu ka thënë se Qeveria që ai drejton, për më pak se tre vjet, ka bërë dyfishim të buxhetit dhe trefishim të investimeve në armatim.

“ Qeveria e Kosovës në më pak se tre vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes. Ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficereve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. E kemi të qartë se FSK-ja është trashëgimtare e UÇK- së. Neser e kemi 28 Nëntorin me krenarinë e lavdishme që kemi për hir të së kaluares,  me plot optimizëm, shpresë e  përgjegjësi, ecim drejt të së ardhmes”, tha Kurti.

.