75 Mall Live Search
15:11 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / S Z

Maqedonci: Po fillojmë festën me Ditën e Forcës, ushtrisë që është jetësim i ëndrrës tonë shekullore

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se festa e nëntorit po fillon me Ditën e Forcës, ushtrisë që është jetësim i ëndrrës  shekullore, simbol krenarie e garancë e një jetë të sigurt për gjithë qytetarët e Republikës, kufi i pakalueshëm për këdo që tenton të cënoj territorin e këtij shteti.

“Që nga sot po fillojmë festat e nëntorit, këtij muaji që historikisht ka bashkuar shqiptarët anembanë trojeve. Po fillojmë festën me Ditën e Forcës, ushtrisë që është jetësim i ëndrrës tonë shekullore, simbol krenarie e garancë e një jetë të sigurt për gjithë qytetarët e Republikës, kufi i pakalueshëm për këdo që tenton të cënoj territorin e këtij shteti:, ka thënë maqedonci.

Ndërsa ka thënë se ushtria po ngrit kapacitetet në vazhdimësi.

“Ushtria jonë po ngritë kapacitetet e saj në vazhdimësi përmes investimit në armatime, përmes vajzave dhe djemve sypatrembur,  që me krenari e fisnikëri bartin uniformën e FSK-së, emblema e së cilës është e përbashkëta e kombit, shqiponja e flamurit që na rikujton idealet e dëshmorëve tanë, historinë poaq sa edhe origjinën që përtej kufijve e në secilin prej nesh frymon lirshëm”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci po ashtu ka theksuar se është bërë shumë rrugë nga dalja e parë publike e UÇK-së e deri tek formimi i ushtrisë sonë FSK-së në shtetin e pavarur të Kosovës.

“Luftuam për të drejtën, lirinë, për paqen, dhe përpjekjet e popullit tonë liridashës do të vazhdojnë përkrah partnerëve tanë strategjik. Synimi ynë është anëtarësimi në familjen evropiane dhe në NATO, nga ku do i kontribuojmë paqes që duhet mbizotëruar gjithandej globit, mbrojtjes së vlerave demokratike që janë kusht i domosdoshëm për ekzistencën e njerëzimit, lirisë univerzale të njeriut. Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë”, ka thënë ai.