75 Mall Live Search
20:10 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Këta janë personat që mbetën të plagosur në Vitomiricë të Pejës

Sot në mëngjes rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë të Pejës në një lokal ka patur të shtëna me armë zjarri.

Sipas burimeve të Indeksonline, si pasojë e kësaj ngjarje kanë mbetur të plagosur Orhan dhe Halil Ademi.

Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi  dhe arrestoji të  dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga  i dyshuari: R.K. i lindur me 1989  mashkull/Kosovar.

Ndërsa sipas burime të Indeksonline i dyshuari për plagosjen e babë e bir është një fqinj i tyre./Indeksonline/