Bebe Rexha i bashkohet festës së shqiptarëve në Amerikë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/bebe-rexh.png)
Në 111 vjetorin e Pavarësisë edhe këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ylli në një postim në “InstaStory” ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.
“Urime 28 nëntori”, ka shkruar Bebe, me videon nën tingujt e këngës “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza, shkruan tch.
Edhe dy yjet e tjera të muzikës ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora, por edhe artistët shqiptar kanë uruar në rrjetet e tyre sociale festën e pavarësisë.
Kjo e fundit ishte në Kosovë, në një darkë të organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/11/c9eb8e10-4f2b-40a8-8685-1336faeee6a4.jpg)