75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / k.v

Protestuesit hedhin tymuese para objektit ku Trendafilova po mban takim me shoqërinë civile (Video/foto)

Janë hedhur disa tymuese para objektit ku kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova, po mbanë takim me shoqërinë civile.

Protesta është prganizuar nga Partia Socialdemokrate ndërsa në të po marrin pjesë edhe drejtues të OVL së UÇK-së.

Në fjalën hyrëse të protestës, anëtari i PSD-së, Nol Nushi, tha se brenda objektit ku Trendafilova po mban takim me shoqërinë civile “është një kryetare e një gjykate që pretendon se është e Kosovës”.

“Çfarë transparence ka kjo gjykatë që 75 të seancave i ka të mbyllura, nuk tregojnë se ku i marrin provat e çfarë prova kanë. Kjo gjykatë është etnike dhe e padrejtë, e për këtë ne sot protestojmë”, tha Nushi./IndeksOnline/