75 Mall Live Search
22:59 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / AR

Modelja që “mori në qafë” Neymar, i publikohen bisedat erotike

Siç e pranoi edhe vetë, Bruna Biancardi i “ka larë duart” me Neymar, pas tradhtive të tij të shumta edhe pas lindes së vajzës së tyre të përbashkët.

Skandalet për brazilianin nuk kanë fund, pasi së fundmi i janë publikuar kudo në rrjet edhe bisedat e tij me një modele të ‘OnlyFans’.

Ylli i “Al Hilal” në bisedën që është publikuar në rrjet, i kërkon modeles Aline Faria foto nudo duke e pyetur atë: “A je lakuriq?”.

Faria, e cila ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram pasi biseda u publikua, e drejton futbollistin në faqen e saj kryesore në “Only Fans”.

Neymar më pas e pyet: “Ku? Dua të të shoh”. Por modelja nuk tërhiqet dhe i përgjigjet duke i thënë Neymar se ai duhet të abonohet si gjithë të tjerët për të parë fotot e saj nudo.

“Duhet të abonohesh, zemër. Ke disa foto të tjera në fund. Unë do të fle, kujdesu për veten engjëll. Natën e mirë. Do njihemi më mirë më vonë”, i përgjigjet modelja.