Mblidhet Këshilli Ministror i OSBE-së

Sot do të mbahet Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ky organizim po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, sot dhe nesër.
Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup, për shkak të ministrit rus.
Edhe ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike thanë të martën se do të bojkotojnë takimin me arsyet e njëjta si të Ukrainës.
Të pranishëm pritet të jenë 1 mijë delegatë.