75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / AR

70-vjeçarja nga Uganda sjell në jetë binjakë

Një 70-vjeçare nga Uganda ka sjellë në jetë binjakë pas fertilizimit artificial duke u bërë kështu gruaja më e vjetër në Afrikë që bëhet nënë, sipas spitalit ku ajo ndodhet.

Safina Namukway u bë nënë e një djali dhe një vajze. “Kjo histori nuk është thjesht për suksesin mjekësor, është për forcën dhe rezistencën e shpirtit njerëzor”, shkruan institucioni në një postim në Facebook ku bën me dije se lindja u krye përmes ndërhyrjes cezariane.

Namukëaya tha për një televizion privat se është lindja e saj e dytë pas tre vjetësh që ka sjellë në jetë një vajzë, në vitin 2023. Ajo shton se ka përjetuar ndërlikime të ndryshme gjatë shtatzënisë e madje edhe është braktisur nga babai i fëmijëve.

“Meshkujt nuk duan të dëgjojnë se po mban në bark më shumë se një fëmijë. Qëkur jam pranuar këtu, burri im nuk ka ardhur kurrë”, tha ajo.

70-vjeçarja nuk di se si do t’ia dalë me rritjen e fëmijëve, por është e lumtur që i ka sjellë në jetë pas shumë vitesh që duron stigmën dhe talljen e të mos paturit fëmijë./