75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / S Z

Konfiskohet një nga veturat e plaçkitësve

FIT dhe disa njësi të krimeve të rënda po kthehen në bazë, pas një aksioni të madh i cili sot është ndërmarrë  në Dragodan nga Policia e Kosovës, lidhur me grabitjen e argjendarisë në Suharekë që ka ndodhur javën e kaluar.

 Ata gjatë këtij aksioni kanë konfiskuar njërën nga veturat e të dyshuarve. Ndërsa policia në këto momente është duke e bastisur shtëpinë e familjes Gashi.

Ndryshe në këtë aksion mbeti i vrarë Dukagjin Gashi si dhe janë arrestuar dy të dyshuar Bujar Basha dhe Leotrim Cakollin.

Ndërsa në arrati është Korab Gashi, i cili është në kërkim nga policia./Indeksonline/