Topçinjtë vazhdojnë udhëheqjen e Premier Leagues

Arsenali e ka mposhtur Wolverhamptonin me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.
Serinë e golave e nisi Bukayo Saka, në minutën e 6’, pas një asistimi nga Takehiro Tomiyasu.
Për golin e dytë u përkujdes Martin Odegard, në minutën e 13’, pasi u shërbye mirë nga Oleksandr Zinchenko.
Me këtë epërsi prej dy golave të Arsenalit u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Wolfes e ngushtoi epërsinë me golin e Matheus Cunhas, në minutën e 86’, i cili realizoi një gol të bukur.
Më ndryshim të rezultatit nuk pati dhe takimi përfundoi me fitoren e Topçinjve.
Arsenali pas fitores mbetet në vendin e parë në kuotën e 33 pikëve të grumbulluara pas 14 xhirove.