Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë që lidhet me grabitjen në Suharekë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, kanë rrethuar argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.
NJSI-ja është duke bërë bastisje sërish në këtë argjendari.
Pronari i kësaj argjendarie është arrestuar për bashkëpunim me grupin të cilët kanë kryer grabitjen në Suharekë.
Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Trim Baraku, pronar i argjendarisë “Baraku” në Prishtinë.
Indeksonline ju sjell pamje: