Policia vazhdon të ruajë argjendarin “Baraku”, ku dyshohet për një mini-bunker

Zyrtarët policor, po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë.
Argjendaria është bastisur edhe të dielën nga Policia e Kosovës, IndeksOnline raportoj se aty po dyshohet për një mini- bunker në të cilën ekipet e hetuesisë po dyshojnë se ka të fshehur ari.
Pronari argjendarisë, Trim Baraku, i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove.
Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor.