75 Mall Live Search
20:56 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ndizen qirinj në kujtim të Liridona Ademajt në fshatin Racaj dhe në Gjakovë

Në fshatin Racaj dhe në komunën e Gjakovës shumë qytetarë kanë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë.

Ky aktivitet u bë për të nderuar Liridona Ademaj dhe për të kërkuar drejtësi.

30-vjeçarja Liridona Ademaj, u privua nga jeta në moshë të re, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli.

I njëjti dyshohet se pagoi 30 mijë euro dorasin për vrasjen e Liridonës.

Në nderim të Liridonës, qirinj janë ndezur edhe në Ferizaj e Prishtinë.