75 Mall Live Search
13:26 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / k.v

Zjarrfikësit e Drenasit ankohen se nuk janë paguar ende për orët shtesë, ndërrimin e natës dhe për punën gjatë festave

Zjarrfikësit nga Komuna e Drenasit janë ankuar se nuk kanë marrë ende pagesën për këtë vit të orëve shtesë, për ndërrimin e natës dhe për punën gjatë festave zyrtare.

Ata kanë thënë se ndryshe nga kolegët e tyre të komunave tjera, ata ende nuk janë paguar.

Nuk dihet ende pse është krijuar kjo situatë dhe kur pritet të bëhen pagesat shtesë për 16 zjarrfikësit e kësaj komune./IndeksOnline/