Konkursi për policë/ Kandidatët do t’i nënshtrohen testit psikologjik
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/02/policia-e-kosoves-pagat-konkurs-gradim-diplomim-uniforma-.png)
NJOFTIM: Faza e testimit psikologjik dhe kontrollimit mjekësorë për zyrtar policor sipas konkursit të shpallur nga data 18.04.2023 deri me datën 30.05.2023
Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësore.
Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.
Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:00 në SHSKUK ( Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në objektin e Mjekësisë Sportive ( hyrja te Spitali Amerikan ), ndërsa për kandidatët që e kalojnë me sukses fazën e testit psikologjik, ekzaminimi mjekësor është në po të njëjtin vend, pasi që paraprakisht të kenë dhënë analizat laboratorike në Klinikën e Biokimisë (objekti i Qendrës Emergjente).
Kandidatët me vete duhet të kenë:
• Letërnjoftimin ose pasaportën valide
• Laps kimik.
Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë.