75 Mall Live Search
19:57 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Habit Infantino: Shpresoj që Messi të luaj deri në Botërorin e vitit 2034

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë një deklaratë interesante.

Ai ka thënë se shpreson që Lionel Messi të luaj futboll ende dhe të jetë në botërorin e ardhshëm, atë pas tij dhe botërorin e vitit 2034, shkruan IndeksOnline.

“Shpresoj që Messi të luajë në Botërorin e ardhshëm, atë pas tij dhe atë në 2034. Për aq kohë sa të dojë”, ka deklaruar Infantino për DSports.

36-vjeçari i cili arriti ta fitonte Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 2022, ditë më parë ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada./IndeksOnline/