75 Mall Live Search
16:48 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / A. M.

“Luftë” në Dragash, Qeveria s’ia pranon LDK-së shkarkimin e kryesuesit të VV-së [dokument]

Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal ka hedhur poshtë shkarkimin e kryesuesit të LVV-së, Uran Halimi.

Ky i fundit, me shumicë votash (me kërkesë të LDK-së) është shkaruar nga posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal në Dragash.

May be an image of 4 people and newsroom
May be an image of ticket stub and text

“Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Dragashit, e mbajtur me 24 nëntor është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-040 për Qëverisje Lokale.

Këzhtu që vendimet e miratuara nga Kuvendi Komunal i Dragashit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 24.11.2023 nuk prodhojnë efekte juridike”.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, pas vendimit të MAPL-së, thirret përsëri seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Dragashit.

Kjo mbledhje e paralajmëruar për datën 13.12.2023 nga ora 10:00 është thirrur nga asamblisti më i vjetër i Kuvendit Komunal, Mehmet Spahiu (LDK). /Indeksonline/

May be an image of text