75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / L K

Angelia Jolie po largohet nga Hollywood?

Angelina ka deklaruar se do të largohet nga Hollywood, jo vetëm si “vend pune”, por edhe si ambient.

Ajo thotë se jetesa në Los Angeles e ka bërë që mos ketë më jetë sociale, për shkak se është në vëmendje gjatë gjithë kohës dhe nuk mund të largohet as nga rezidenca e saj.

Për këtë arsye mendon të ikë dhe të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia.

 “Kam humbur aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar lirshëm. Do të lëviz kur të mundem. Jam rritur në një vend mjaft të vogël krahasuar me të gjitha vendet në botë, por mendoj se Hollywood-i nuk është një vend i shëndetshëm.”-thotë aktorja.