Prishtina i rikthehet fitoreve në Superligë, mposht Fushë Kosovën
Prishtina i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.
Bardhekaltërit kanë mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores e ka shënuar Mërgim Pefqeli në minutën e 32-të.
Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 25 pikëve dhe renditet në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Fushë Kosova mbetet në vendin e parafundit të tabelës, me 10 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/