Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të lënduar

Dy trena të linjës hekurudhore Bologna-Rimini, janë përplasur në zonën e Faenza (Ravenna) në Itali.
Mediat italiane raportojnë se 17 persona kanë mbetur të plagosur.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Qarkullmi në zonë është pezulluar ndërsa autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit.