75 Mall Live Search
20:49 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Një 18-vjeçar vdes në vendin e punës në Ferizaj

Një 18-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin fshatin Nikadim të Ferizajt, ku sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete.

Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli për Indeksonline.