75 Mall Live Search
23:43 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Këto janë të gjitha skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Champions League

PSG dhe Porto janë dy skuadrat e fundit që kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Champions League.

Kampioni i Francës kaloi tutje falë barazimit 1-1 në ndeshjen e fundit ndaj Borusia Dortmundit, shkruan IndeksOnline.

Porto mposhti Shakhtarin dhe siguroi vendin e dytë në Grupin H.

Skuadrat e tjera që janë kanë siguruar kualifikimin janë: Bayern Munich, Copenhagen, Arsenal, PSV, Real Madrid, Napoli, Real Sociedad, Inter, Atletico Madrid, Lazio, Borusia Dortmund, Manchester City, Leipzig dhe Barcelona./IndeksOnline/