75 Mall Live Search
20:58 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Raci: Serbia tregohet destruktive duke u tërhequr nga ajo që ka pranuar në procesin e dialogut

Analisti, Gazmir Raci, përmes një postimi në facebook ka thënë se Serbia me këtë letër edhe një herë tregohet destruktive duke u tërhequr nga ajo që ka pranuar në procesin e dialogut.

Raci tutje ka thënë se ky shtet kriminal mbetet i përkëdhelur ende nga BE-ja.

“Serbia me këtë letër edhe një herë tregohet destruktive duke u tërhequr nga ajo që ka pranuar në procesin e dialogut. Ia ka “përplasur” edhe dokumentet dhe gjithë angazhimin gati 15-vjeçar në dialog në fytyrë, BE-së. Fatkeqësisht, ky shtet kriminal mbetet i përkëdhelur ende nga BE-ja”, ka thënë Raci./Indeksonline/